Vendosni fjalën kyçe....

“Do i vëmë flakën Veliajt” – Banorët e Bregut të Lumit nisin protestën (Video)


Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish sot në protestë, ashtu sikurse edhe kanë paralajmëruar pas lajmërimit se këtë të hënë do shembeshin shtatë banesat e para.

Si shenjë të revoltës së tyre, ata e kanë nisur protestën e sotme me djegie gomash. Këta banorë i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliajt, të vijë të afrohet pranë tyre, ndërsa e kërcënojnë t’i vënë flakën.

“Të vijë Erion Veliaj këtu. Hajde Erion Veliaj, na sill ndonjë fik. Këtu do të djegim.”, dëgjohet të thotë një banor.

“Do ia vëmë flakën fare Erion Veliajt.”, thotë një tjetër.

“Hajde po ta mbajti”, thërrasin më pas të gjithë në kor.

Në këtë protestë marrin pjesë të gjithë banorët e 45 banesave që preken nga zgjatimi i bulevardit.

Banorët e Bregut të Lumit e kanë refuzuar ofertën e bashkisë për bonus qeraje, një bonus minimal që nuk mbulon as gjysmën e qerasë së një garsoniereje në Tiranë.

Ata kërkojnë nga qeveria dhe bashkia dëmshpërblim ashtu siç kanë marrë banorët e dy segmenteve të para ku ka kaluar Bulevardi i ri. Sipas tyre, qeveria po i trajton me dy standarde duke qenë se banorët në dy segmentet e para të Bulevardit të Ri i kanë dëmshpërblyer, ndërsa ata jo. Ata shprehen se do i mbrojnë banesat e tyre me çdo mjet, pasi nuk kanë ku të shkojnë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *