Vendosni fjalën kyçe....

“Jo më shtet fals” – Meta flakë për flakë Ramës


Pas deklaratës së kryeministrit Rama, se do e mbulonte vetë postin e ministrit të Jashtëm deri në zgjidhjen e ngërçit me kreun e shtetit, presidenti i është përgjigjur kreut të qeverisë duke thënë se është në krye të detyrës dhe se për të, Kushtetuta dhe sunimi i ligjit janë të parat.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para! – shkruan Meta në faqen e tij në “Facebook”.

Më herët, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama shkruante në faqen e tij në “Twitter” se presidenti se ka çdekretuar ende ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues dhe kjo është një shkelje që do zgjidhet në Kushtetuesen e re.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.” – shkruante Rama në “Twitter”.

Kryeministri Rama ka dërguar në presidencë emrin e Ditmir Bushatit, duke kërkuar dekretimin e shkarkimit të tij si dhe emrin e tij për t’u dekretuar si ministër i Jashtëm, siç lajmëroi më herët në rrjetet sociale.

Sulmi i Ramës ndaj Metës erdhi 4 ditë më parë pasi presidenti nuk e dekretoi emrin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, duke argumentuar mungesën e përvojës, deklaratat për ndryshimin e kufijve dhe mungesën e certifikatës së sigurisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *