Prokurorja pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça, është konfirmuar në detyrë pas seancës së vettingut.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, hetimi ndaj Muçës është mbështetur në 3 kritere, rivlerësimi i pasurisë, figura dhe aftësitë profesionale.
Sipas ILDKPKI-së, Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.
Anëtarët e trupës së KPK-së që dhanë vendimin dhanë vlersësimin për aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shtuan se në punën e Muçës nuk ka ndonjë aferë të dyshimtë dhe se te denoncimet ndaj saj nuk ka fakte dhe prova për korrupsion.