Aktori i humorit Olsi Bylyku ka rënë pre e kameras së fshehtë. Kolegët e tij të “BE Coffe” Bes Kallaku dhe Erion Isai menduan t’i bëjnë një lojë, e cila e ka acaruar shumë Bylykun i cili gati sa nuk dha dorëheqjen nga “Klan”-i.
Tre kolegët xhiruan një reklamë të përbashkët për një pije alkoolike, por pagesa që kanë marrë nuk ka qenë e njëjtë, të paktën për Olsin.
Ndërkohë që Besi dhe Erioni morën nga 599 euro, Olsi mori vetëm 50 euro. Olsi nuk e fshehu dot mërzinë dhe habinë dhe pasi ka xhiruar reklamën dhe pas një diskutimi me kolegët, u ka kërkuar atyre të mos e transmetojnë reklamën.
“Asgjë nuk do transmetohet. Është ofendim. Unë jam dorëheqjen që nesër në Klan”,-është shprehur ai në një moment.
Por në fund, Besi dhe Erioni kanë zbuluar të vërtetën dhe e gjithë kjo përfundoi në të qeshura. Xhirimet u publikuan në puntatën e fundit të “BE Coffe”. Momentin kur nis kamera e fshehtë që kolegët i bëjnë Olsit, mund ta ndiqni në minutën 29:42 në videon e mëposhtme.