Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë rinisur protestat. Ata kanë bojkotuar mësimin sot duke mbajtur një banderolë të madhe në duar, mbi të cilën shkruhet: “Ngrihu o popull se po na shtypin”.
Ata ndërkohë që qëndrojnë në shkallë, këndojnë himnin e flamurit. Studentët shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë, pasi zgjidhja që u ka ofruar kryeministri Edi Rama për uljen e tarifave, nuk vlen njëlloj edhe për studentët e masterit.
Ndërkohë edhe në kryeqytet kanë nisur protestat e studentëve, që vvazhdojnë të ngujuar nëpër auditore prej disa ditësh. Ndërsa dhe studentë të Universitetit të Shkodrës kanë paralajmëruar të protestojnë sot.