Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet për Çukon, Rama: “Zëri i Amerikës” përgojon dynjanë


Pasi “Zëri i Amerikës” publikoi sot përgjimet për për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çukon ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në shkrimin e publikuar nga “Zëri i Amerikës” thuhet se punësimet në administratë vendosen në zyrën e kryeministrit. Madje kjo media ka publikuar përgjimet e Çukos për punësimet në administratat e Lushnjës dhe Fierit. 

Por Rama shprehet se “Zëri i Amerikës” ka folur nga kazani i Tiranës dhe sipas tij përgojon dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. 

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shprehet Rama në twitter. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *