Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora dhe Dua Lipa përballë njëra-tjetrës në BRIT Awards 2019


Janë shpallur nominimet për British Awards 2019 dhe dy shqiptaret Rita Ora dhe Dua Lipa kryesojnë në lista.

Këtë radhë dy artistet shqiptare vijnë përballë njëra-tjetrës, pasi janë nominuar me nga dy këngë për të njëjtën kategori “videoklipi më i mirë i vitit”.

Rita Ora është nominuar për bashkëpunimin e saj me Liam Payne, “For You” si dhe me hitin “Let you love me” dhe konkuron edhe me ish-të dashurin e saj Calvin Harris, i cili sëbashku me Duan janë nominuar për bashkëpunimin në këngën “One Kiss”, Dua është nominuar vetëm dhe me këngën “IDGAF”.

Dua Lipa ka marrë edhe një nominim më shumë se Rita, pasi për dy këngët e saj mund të fitojë çmimin për “këngën më të mirë të vitit”.

Sikurse shkruan BBC, në total Dua i bie të kryesojë listat me plot katër nominime, ashtu sikurse edhe këngëtarja tjetër Anne-Marie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *