Vendosni fjalën kyçe....

Shkon për të marrë ushqime, vdes i ngrirë në borë 53-vjeçari në Pogradec


Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ku një 53-vjeçar është ndarë nga jeta për shkak të të ftohtit. Bëhet fjalë për Ajet Zikollarin, i cili kishte shkuar për të marrë ushqime me gomar.

53-vjecari nga fshati  Selcë e Sipërme kishte shkuar me gomar të merrte ushqime në  Proptisht, mirëpo nuk është kthyer më në banesë pasi kishte ngrirë  në borë.

Gomari kishte mbërritur në banesë pa të zotin dhe këtu kanë nisur dyshimet e familjarëve të cilët u vunë në kërkim të 53-vjeçarit dhe e kanë gjetur trupin e tij të ngrirë në borë.

Banorët e kësaj zone prej disa kanë bërë apel për ndihmë për ushqime edhe ilaçe, por ende askush nuk ka marrë masa. Edhe pse policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion, ngjarja është pranuar nga administratori i zonës  Safet Doce , njësia  administrative Trebinjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *