Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “A Show” në “News 24” u shpreh se opozita duhet të bashkohet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
Tabaku tha se PD drejton këtë lufte, ndërsa kushdo që e konsideron veten opozitë duhet t’i bashkohet.
“Mendoj se i njëjti kompromis duhet edhe në këtë moment. Kushdo që e konsideron veten në opozitë të bashkohet për të rrëzuar Ramën.
PD është në ballë të kësaj lufte, nuk është në pritje. Çfarë t’i bësh banalitetit, përveçse ta qendisësh. Sa më shumë pushtet merr atëherë fillon arroganca. Kjo mbyllje veshës ndaj situatës, është ajo që do ta rrëzojë qeverinë”, u shpreh Tabaku.