Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Fierit mbrëmjen e kaluar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në një lokal në lagjen “Kastrioti”, përballë drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave.
Plumbat thuhet se kanë thyer xhamat e lokalit por fatmirësisht ngjarja ka rezultuar pa lëndime në njerëz, pasi lokali ka qenë i mbyllur në atë kohë. Ka qenë pronari i lokalit ai që është përballur i pari me skenën, ndërsa ka bërë dhe denoncimin në polici.
Edhe pse është raportuar për breshëri plumbash, në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit/ëve.