Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën tre persona.
Mësohet se në zonën e Unazës së Re këtë mëngjes, rek rruga “Kristaq Mone”, dhëndri ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën. Më pas ai ka qëlluar edhe veten me një mjet prerës. Nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë çuar dhëndërin të vrasë prindërit e gruas, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.