Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron Erdogan-in: Nëse sulmi kurdët në Siri, do ju shkatërrojmë


Donald Trump ka paralajmëruar aleatin e tij të NATO-s, Erdogan, të bëjë kujdes me kurdët, në të kundërt SHBA-ja do e shkatërrojë ekonomikisht Turqinë.

Trump i ka cilësuar kurdët si aleatë të SHBA-së dhe tani që ushtria amerikane po tërhiqet nga Siria, presidenti amerikan ka bërë një paralajmërim të fortë për Turqinë.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, ushtria amerikane do përdorë një bazë ekzistuese në Lindjen e Mesme për të kryer sulme ndaj ISIS-it në rast se kjo organizatë terroriste rishfaqet në Siri.

Duke përdorur mënyrën e tij tipike të komunikimit, rrjetin “Twitter”, për të ripohuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, presidenti amerikan paralajmëroi Ankaranë të shmangë çdo lloj sulmi ndaj kurdëve sirianë.

“Do të shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse godasin kurdët”, tha Trump në “Twitter”, duke i kërkuar Ankarasë të krijojë një “zonë të sigurt prej 20 miljesh”.

Në të njëjtën kohë, Trump u bëri thirrje forcave demokratike siriane (SDF) të mbizotëruara nga Kurdët, të cilat janë stërvitur dhe dhe armatosur nga SHBA-ja për vite, që të mos e “provokojnë” Turqinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *