Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja te Unaza e Re, çfarë ndodhi mes dhëndërit, vjehrrit dhe vjehrrës


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në zonën e Unazës së Re, ku dhëndëri qëlloi për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas vrau edhe veten.

Mësohet se Majlind Lala, kishte shkuar në banesën e vjehrrit për të sqaruar një konflikt. Fillimisht ata kanë debatuar dhe më pas ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bujar dhe Valentina Mata, respektivisht 63 dhe 52-vjeçe.

Më pas Lala ka qëlluar veten me një mjet prerës dhe ka dalë nga banesa në gjendje të rëndë psikologjike. Ai është gjetur poshtë ballkonit, ndërsa dyshohet se është hedhur mbi kangjella. Sipas policisë, këtë e ka bërë me qëllim që t’i japë fund jetës.

Dhëndëri i familjes Mata është dërguar në gjendje të rëndë për në Spitalin e Traumës, ku ka mbërritur i pajetë.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Majlind Lala prej një viti bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit Mata, por nuk kishte një martesë ligjore. Nevila në momentin kur ka ndodhur ngjarja, nuk ishte në banesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *