Vendosni fjalën kyçe....

“Videot e orgjive të Ramës dhe ministrave në Santa Quaranta janë çuar si kopje te Ardi Veliu”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar së fundmi në lidhje me dorëzimin e Klemend Balilit në polici. Berisha ndër të tjera është shprehur se videot e orgjive të Ramës dhe ministrave të tij në Santa Quaranta janë çuar si kopje te Ardi Veliu. 

“Balili u dorezua por Rama dhe ministra jane pengje te tij! Donin te mashtronin me Balilin ta paraqisnin si arrestim. Ai nuk pranoi. Beteje e madhe per videot e orgjive te Rames dhe ministrave ne Santa Quaranta. Balili nuk dorezon origjinalin por kopje tek Ardi Veliu.”, shprehet Berisha në Facebook. 

Balili është vetëdorëzuar në polici dhe sot ai u shfaq teksa përqafohej me të afërmit e tij.  Ky i fundit u dorëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00.

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, Balili kishte pasur 3 kushte për t’u dorëzuar: Mosekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *