Vendosni fjalën kyçe....

Balili u vetëdorëzua, Rama kapet me opozitën: Kjo e sotmja iu djeg


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vetëdorëzimin e Klement Balilit në polici. Ai është shprehur ndaj opozitës se “kjo e sotme iu djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, shprehet Rama në Twitter. 

Rama quan një operacion të suksesshëm të policisë faktin që Balili tashmë është mbrapa hekurave. Por në fakt ky i fundit u dorëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00. Madje u përshëndet edhe me familjarët e tij. 

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, Balili kishte pasur 3 kushte për t’u dorëzuar: Mosekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *