Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Si s’ka turp kjo ministrja e Drejtësisë kur hedh poshtë akuzat për punësimet e partisë


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj Etilda Gjonajt. Ai është shprehur se si nuk ka turp që Gjonaj ka hedhur poshtë akuzat për punësimet e partisë.

“Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve. Cfare hedh poshte kjo? Drejtorin e saj. Hajde gremine logjike hajde. Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më.”, shprehet Vasili.

Reagimi:

Ore po a ka turp kjo ministrja e drejtesise kur hedh poshte akuzat per punesimet e partise.
Apo kane ikur te gjithe nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka genjeshtren menyre jetese. Keta flasin te gjithe si idiote.
Lexojeni vete dhe gjykojeni vete paturpesine e ketyre,qe eshte turp ti quash ministra.

Ne pergjimet jo te opozites ,por te prokurorise ja ç’thote Arben Çuko ish drejtor i pergjithshem i burgjeve: “Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.
Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.”

Ja cthote kjo ministrja e dtejtesise e Edi Rames ne gare per tu bere me genjeshtare se ai;

“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik.Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë “.

Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve.
Cfare hedh poshte kjo?
Drejtorin e saj.
Hajde gremine logjike hajde. Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *