Edhe këtë të martë temperaturat në vend vijojnë të ulëta, pavarësisht se nuk do të ketë më reshje. Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion për gjendjen e rrugëve kryesore në vend. Sipas njoftimit të ARRSH-së, në disa prej akseve në vend kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të dëborës dhe ngricave.
Situata në akset kombëtare të vendit:
Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:
Domaj-Draje Rec
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi- Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Ura Cerenecit-Steblevë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:
Korçë Boboshticë.
Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.