Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë drejt Tiranës


Mikel Mehmeti, 41-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar nga atentati në qytetin e Vlorës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë të specializuar. Kjo sepse gjendje e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale prej pesë orësh në spitalin e Vlorës, por vijon në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:40 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku dy persona të paidentifikuar, hipur mbi një motor, kanë hapur zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy persona, njëri prej të cilëve Mehmeti.

Nga breshëria e armëve, 41-vjeçari ka marrë 3 plumba në gjoks, mushkëri dhe në bark. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë pikërisht Mehmeti. Agresorët janë larguar me motor dhe më pas në një tjetër zonë dyshohet se janë larguar me makinë. Mbrëmë policia gjeti në afërsi të stacionit të trenit duke u djegur një automjet që dyshohet se i përket autorëve.

Mikel Mehmeti nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës. Ai njihet si mik i familjes Llanaj ndërsa dyshohet si i përfshirë në Masakrën e Çoles pak vite më parë, ku humbën jetën 3 persona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *