Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Duhen zhvilluar zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” në Ora News se duhet një zgjidhje politike e cila do të vijë me largimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është artikulimi i një zgjidhje politike. Nuk mund të fshihemi pafundësisht pas shkaqeve të krizës. Arsimi është në këtë gjendje që është, studentët po torturohen sa nga protesta në auditore, sepse ky kryeministër nuk ka vullnetin politik për të plotësuar kërkesat. Pse? Sepse fatin s’e ka lidhur lidhur me studentët, s’e ka lidhur me prindërit e tyre. E ka lidhur me ata oligarkët që u jep tenderat, u jep Unazën e madhe, u jep rrugët e tjera me nga 20 milion euro km dhe me Klement Balilët.

Prandaj zgjidhja, për ta artikuluar fare qartë nuk mund të jetë asgjë tjetër veç largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Unë nuk premtoj se kam  një formulë për të realizuar një mrekulli. Por në mënyrën se si po veprojmë, vizioni që po shpalosim ditë për ditë, besoj se po japim prova të mjaftueshme se qeveria jonë e nesërme do të jetë një qeveri normale. Do të arrijmë t’u shërbejmë njerëzve në mënyrë normale’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *