Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon ndaj Ramës: Balili prova e kapitullimit para krimit


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me një postim në “Twitter” lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas kapjes së Klement Balilit, i cili tha se i djeg posaçërisht opozitës.

Basha shkruan se kjo i djeg Ramës pasi Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit dhe se së shpejti ai do lehtësohet nga akuzat, duke sjellë si precedent rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me S. Tahirin”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *