Templates by BIGtheme NET

“D-Day” për Brexit, gjithçka duhet ditur për votimin e sotëm në parlament

Dy muaj nga Brexit, deputetët e parlamentit do të kenë një votim të rëndësishëm sot që do të përcaktojë jo pak të ardhmen e këtij procesi dhe mënyrën sesi do shkojë ai.

Çfarë është votimi i sotëm dhe pse është i rëndësishëm?

Mbrëmjen e sotme, deputetët e Britanisë së Madhe do të votojnë për një marrëveshje të arritur nga Kryeministrja Theresa Maj me Bashkimin Evropian, në lidhje me daljen e Britanisë nga blloku evropian, një proves që është emërtuar “Brexit”.

Vota e parashikuar gjerësisht është quajtur “kuptimplotë”, sepse reflekton një lëshim të bërë nga May nën presion të madh, për të lejuar parlamentin të ratifikojë planin e saj.

Kjo është hera e parë që deputetët kanë mundësinë të votojnë mbi marrëveshjen pas dy vitesh negociatash të vështira, ndërsa ora troket drejt afatit përfundimtar të Brexit, atë të 29 marsit.

Votimi është planifikuar për në dhjetor, por mund të shtyhet, duke pritur që marrëveshja të refuzohet.

Cilido qoftë rezultati, votimi do të përcaktojë se si, ose nëse, Britania e Madhe do të vijojë me Brexit dhe rolin e parlamentit në atë proces.

Megjithatë, në një nivel më të thellë, ajo pasqyron një përpjekje nga parlamenti britanik për të mbrojtur rolin e tij në një nga çështjet më të rëndësishme politike me të cilat ballafaqohet vendi në breza.

Për çfarë po votojnë deputetët?

Deputetët do të votojnë si për “marrëveshjen e tërheqjes” ashtu edhe për një “deklaratë politike” mbi kornizën për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, të miratuar më 25 nëntor.

Megjithatë, ka një kundërshtim të gjerë ndaj aspekteve të marrëveshjes së kryeministres May, mes deputetëve të të gjitha partive, duke reflektuar ndarjet e thella që ekzistojnë në vend lidhur me Brexit.

Shumë anëtarë të Partisë Konservatore të May-t, janë të zemëruar nga “frenimi” i Irlandës së Veriut – një marrëveshje për të siguruar një kufi të hapur me Republikën e Irlandës, që ata thonë se mund të mbyllë krahinën ose gjithë Mbretërinë e Bashkuar në BE përgjithmonë.

Para votimit të rëndësishëm, deputetët gjithashtu kanë gjasa të votojnë për një varg ndryshimesh ende të panjohura, të parashtruara nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Brexit, që mund të ndikojnë në dinamikën e votimit dhe rezultatin e mundshëm.

Si do të e modelojë vota, procesin e Brexit?

Votimi kuptimplotë do të përcaktojë përfundimisht rezultatin e sagës së dhimbshme të Brexit nga ana e Britanisë së Madhe.

Kjo do të çojë ose në një marrëveshje të ndryshuar të tërheqjes, në mosarritjen e marrëveshjes për Brexit, për të cilën një pjesë e deputetëve thonë se do jetë katastfroike ekonomikisht, ose një referendum të dytë për këto opsione, apo edhe nëse do të qëndrohet në BE përfundimisht.

Nëse May do të humbiste, ajo ndoshta do të kërkojë lëshime nga BE-ja, pastaj do ta fusë marrëveshjen e saj në parlament edhe një herë të dytë.

Parlamenti gjithashtu mund të mbajë “votën indikative”, duke kërkuar mbështetje për alternativën e arritjes së një marëveshjeje sipas modelit të marrëdhënieve të Norvegjisë me BE-në.

Partia Laburiste e opozitës ka kërkuar me forcë zgjedhje të përgjithshme dhe kërcënon të kërkojë një votëbesim ndaj qeverisë së May-t, por nuk ka gjasa të fitojë.

Ndërsa ka mbështetje për një referendum të dytë për daljen e Britanisë nga BE-ja, nuk është e qartë nëse shumica e deputetëve mbështesin këtë mundësi.

Çfarë pritet të ndodhë?

Pritet që May ta humbasë votimin e sotëm gjë që pranohet edhe nga ministrat e saj.

Megjithatë, kryeministrja ka bërë përpjekje të zellshme për të fituar mbështetjen për “kompromisin” e saj dhe ka lëvizur mes apelit ndaj deputetëve armiqësorë ndaj Brexit dhe atyre që e mbështetin atë në mënyrë strikte.

Kjo do të thotë që tashmë nuk ka rëndësi nëse May do të humbë, por me çfarë rezultati.

A është Maj në një pozitë të fortë apo të dobët këtë herë?

Votimi kuptimplotë fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 11 dhjetor, por u shty deri në maj kur u bë e qartë se ajo po përballej me një disfatë.

Gjatë dy viteve të fundit, megjithatë, ajo ka qenë në një pozicion unik të fortë për të modeluar kushtet e Brexit, për dy arsye kryesore.

Së pari, procesi politik britanik u jep fuqi të posaçme kryeministrave për të kontrolluar mënyrën e funksionimit të parlamentit dhe vendosjen e kushteve të debatit.

Së dyti, Brexit ka qenë një çështje kaq ndarëse në Britaninë të Madhe, saqë alternativat e tij kanë qenë të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar.

Asnjë konsensus nuk ekziston rreth asaj se çfarë duhet bërë dhe May është dobësuar në pozita duke qenë se kohë pas kohe i është dashur të bëjë lëshime gjatë rrugës. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Aljazeera

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto