Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa publikon videon nga fëmijëria që s’mund ta humbisni

 

Të gjithë shqiptarët e njohin Dua Lipën sot, por si ka qenë ajo kur ishte e vogël. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja për fansat e saj, duke publikuar një video në “Instagram”.

Në videon e publikuar, Dua si motra më e madhe ka prezantuar para kamerës veten dhe familjen e saj, në gjuhën shqipe. Në këtë video Dua ka marrë mjaft komente pozitive nga shqiptarët por jo vetëm. Edhe ata që nuk kishin lidhje me Shqipërinë kanë komentuar Duan duke thënë se sa e ëmbël ishte ajo  e vogël.

Ndërsa për ata që i kuptuan fjalët shqip të këngëtares, shkruajnë se edhe kur ishte e vogël ajo e dinte se ishte një “superstar”.

Këngëtarja u kërkon fansave të gjejnë se çfarë ajo po flet në shqip, ndërsa tregon se e ka marrë malli shumë për familjen.

“Duke folur në shqip dhe duke bërë një shfaqje të vogël para kameras me bebushen Rina Lipa. Kush mund ta gjejë çfarë po them. Më mungon familja pak më shumë sot.”, shkruan Dua krahas videos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *