Studentët e Universitetit të Durrësit, janë ngujuar brenda godinës duke bojkotuar mësimin dhe duke vijuar protestën ashtu si studentët e universiteteve të Tiranës.
Ata kanë vendosur që të qëndrojnë brenda gjatë gjithë natës, ndërsa në ngujimin e tyre i kanë kushtuar edhe një këngë Edi Ramës.
Edi Rama rri mendueshëm be-be-ba
Pse më sheh ashtu trishtueshëm be-be-ba
Eja lozim bashkë në arë, tring-tring-tring
Unë mbledh lule, ti ha bar, tring-tring-tring
Studentët e Durrësit u ngujuan mëngjesin e sotëm duke iu bashkuar formës së protestës së zgjedhur nga studentët e Tiranës.
Prej ditësh, studentët e Drejtësisë, ata të Ekonomikut dhe Inxhinierisë janë ngujuar brenda godinave të fakulteteve respektive duke vijuar bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave.
Ata kanë denoncuar dhunën ndaj tyre prej policisë së shtetit dhe asaj private, që sipas tyre u ka bërë presion, i ka dhënuar dhe është përpjekur që t’i pengojë nga protesta.