Vendosni fjalën kyçe....

Hobi i fshehtë i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë


Lexuesve u rritet kërshëria zakonisht kur për shembull zbulojnë anë të panjohura për personazhet publikë.

E për t’u kënaqur (edhe pse situata është tejet serioze) po sjellim hobin e fshehtë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Ardi Veliu.

Cili do thoni ju? Ja për shembull, ai vdes të bëjë taksixhiun. Me ta dhënë rasti rrëmben timonin e makinës e niset drejt sfidave që e presin, shoqërimit të njerëzve të shpallur në kërkim.

Mëngjesin e sotëm, Ardi Veliu, ka shkuar të shoqërojë drejt Tiranës, të shumërkërkuarin e drejtësisë përe trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili.

Veliu pohoi se ishte kontaktuar nga familjarët e Balilit dhe tregoi 3 kushtet e vëna prej këtij të fundit për t’u vetëdorëzuar.

“Balili kishte 3 kushte që të vetëdorëzohej. Të deklarohej vetëdorëzimi, të mos keqtrajtohej nga policia si dhe mosekstradimin në Greqi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese.” – tha Veliu.

Pak muaj më parë, emri i Ardi Veliu doli edhe në rastin e shoqërimit të Fredi Alizotit, personi që deklaroi se kishte bërë zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xafaj në audiopërgjimin ndaj tij.

Në një kamera të fshehtë, Alizoti deklaroi se ishte dërguar në prokurori nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe gjatë rrugës ky i fundit kishte provuar ta korruptonte dhe t’i bënte presion.

Shoqërimi i tij megjithatë u hodh poshtë nga Veliu, i cili tha se deklarata e Alizotit ishte mashtrim i këtij të fundit. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *