Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite do të vazhdojnë të sulmojnë forcat iraniane në territorin sirian.
Paralajmërimi vjen pasi një shef i IDF-së, pranoi se Izraeli kishte shënjestruar qindra objektiva të trupave iraniane në Siri.
“Po ju them, largohuni shpejt nga atje. Ne nuk do i ndalojmë sulmet ushtarake.” – tha kryeministri mëngjesin e së martës gjatë një ceremonie në të cilën ai caktoi Aviv Kochavi, si shefin e ri të stafit të Forcave të Mbrojtjes izraelite.
Netanyahu gjithashtu hodhi poshtë deklaratat e një zyrtari iranian, i cili tha se Irani dërgoi vetëm këshilltarë ushtarakë në Siri dhe jo trupa të rregullta luftarake.
“Ata gjithmonë gënjejnë. Ata po gënjejnë me këtë” – shtoi ai.
Kreu izraelit i referohej vërejtjeve të bëra të hënën nga gjenerali i Iranit, Hassan Firoozabadi, i cili tha se “këshilltarët ushtarakë” iranianë do të qëndrojnë në Siri për aq kohë sa kërkohet për të mposhtur terroristët.