Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku polak u vra në skenë, tani kërcënohet dhe presidenti


 

Policët polakë kanë arrestuar një burrë, pasi ai ka bërë kërcënime me vdekje ndaj presidentit Andrzej Duda. Kjo vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i Gdansk u godit me thikë në zemër para punlikut dhe si rezultat humbi jetën.

“RT” shkruan se një banor 72-vjeçar i Varshavës u arrestua të hënën, pasi kishte telefonuar një qendër të ndihmës familjare për të bërë kërcënime kundër presidentit.

“Adamowicz vdiq dhe Andrzej Duda mund të vdesë nesër,” tha ai, duke iu referuar kryetarit të ndjerë të Gdanskut, i cili u godit me thikë në skenë gjatë një koncerti bamirësie të dielën.

Pas telefonatës, policia shpejt arriti të gjendte vendndodhjen e telefonuesit dhe bëri arrestimin. Prokuroria Publike u informua për incidentin. Identiteti i 72-vjeçarit të ndaluar nga policia nuk është zbuluar ende.

Të djelën Polonia u trondit ndaj sulmit brutal ndaj kryebashkiakut të qytetit verior Gdansk. Gjatë një koncerti bamirësie, një burrë rendi në skenë dhe goditi me thikë zyrtarin, duke pretenduar se ishte hakmarrje për një padrejtësi që i ishte bërë atij.

Sulmuesi është identifikuar si Stefan W., një shkelës i përsëritur i ligjit i liruar nga burgu vetëm disa javë më parë. Sipas policisë, sulmuesi kishte arritur të shmangë sigurinë dhe të shkojë në skenë duke përdorur një leje të rreme kalimi për shtypin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *