Vendosni fjalën kyçe....

Lleshi: Arrestimin e Balilit opozitarët e përqeshin, partnerët e duartrokasin


Klement Balili u vetëdorëzua ditën e sotme në polici dhe tashmë ndodhet prapa hekurave. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sander Llleshi. 

Ai shprehet se Balili është arrestuar nga policia dhe se opozitarët përqeshin ndërsa partnerët duartrokasin. 

“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shprehet Lleshi.

Pak më herët edhe  Rama u shpreh se ndaj opozitës se “kjo e sotme iu djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”. “Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, shkruajti Rama në Twitter. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *