Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Lezha për ndalimin e Balilit: Falenderoj partnerët ndërkombëtarë


Presidenti Meta, ka përshëndetur ndalimin e Klement Balilit. Kreu i Shtetit ndodhet në Lezhë dhe është pyetur nga gazetarët lidhur me ndalimin e Balilit.

I pyetur si e komentonte këtë ngjarje, kreu i shtetit tha se Balili ishte një person me probleme serioze me ligjin ndërsa falenderoi agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe partnerët ndërkombëtarë për ndalimin e tij.

“Përshëndes ndalimin e Klement Balilit. Një person me probleme mjaft serioze me ligjin dhe me këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe partnerët tanë ndërkomëbëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.” – tha Meta.

Kreu i Shtetit u pyet edhe për çështjen e dekretimit të kryeministri Edi Rama si ministër i Jashtëm, duke u përgjigjur:

Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *