Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë filluar ngujimin brenda ambineteve të këtij universiteti që prej orës 16:00 të ditës së sotme.
E gjithë kjo vjen pasi ata kërkojnë plotësimin e kërkesave nga qeveria Rama. Mësohet se studentët janë ngujuar në godinën kryesore të univesitetit “Aleksandër Moisiu”.
Ata shprehen se gjatë kohës që kanë tentuar për të hyrë brenda godinës së universitetit kanë marrë shpesh mesazhe kërcënuese si dhe është tëntuar pengimi i futjes së tyre brenda.
Të vetëorganizuar,ata janë ngritur në protestë për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore.