Parlamenti pritet të mblidhet ditën e nesërme në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca është kërkuar nga kryeministri Rama dhe do jetë për miratimin e dekreteve të presidentit Meta për ndryshimet në qeveri.
Presidenti Meta i dekretoi të gjitha propozimet e Ramës për ndryshimet në qeveri me përjashtim te emrit të Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm.
Pas kësaj, kryeministri Rama nisi një sulm ndaj presidentit Meta në rrjetet sociale dhe televizione.
Ditën e djeshme, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kyeministri Rama deklaroi se do e mbulonte vetë pozicionin e ministrit të Jashtëm, deri në zgjidhjen e ngërçit me presidentin në gjykatën e re Kushtetuese.