Vendosni fjalën kyçe....

Protestat e jelekverdhëve detyrojnë Macronin të takojë një për një zyrtarët


Presidenti francez Emmanuel Macron shpreson të ulë tensionet me protestusve  “jelekverdhë” dhe qeverisë. Duke parë protestat e njëpasnjëshme në Paris, ku nuk kanë munguar as demostratat presidenti ka premtuar se kërkon të bashkëbisedojë me qytetarët dhe të dëgjojë zërat e tyre. “Për mua nuk ka asnjë çështje të ndaluar”, shkruajti Macron në një letër të hapur për kombin, që u publikua të hënën.

Raundi i parë i debateve do të fillojë në qytetin verior të Grand Bourgtheroulde, me presidentin që pritet të marrë pjesë. Ai është planifikuar të zhvillojë një takim me 600 kryetarë komunash dhe zyrtarë lokalë atje.

Macron shpreson që një diskutim i sinqertë mbarëkombëtar do të çojë në pajtimin me protestuesit “Jelekverdhë”, tubimet masive e të cilëve kanë filluar të lëkunden Parisin dhe qytete të tjera anembanë Francës që nga nëntori.

Filloi si një lëvizje bazë kundër rritjes së taksave të karburantit, por evoluar në zë të lartë  ndaj qeverisë. Kërkesat e tyre u rritën duke përfshirë edhe dorëheqjen e Presidentit Macron. Përleshjet me policinë dhe atmosfera kaotike gjatë tubimeve kanë lënë të paktën 10 të vdekur dhe më shumë se një mijë janë arrestuar.

Burimi: RT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *