Vendosni fjalën kyçe....

Punësimet partiake në burgje, Gjonaj: Procesi i hapur, numri i aplikantëve i lartë


Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për sa i përket emërimeve politike në administratë.

Në një dalje për mediat, ministrja ka deklaruar se procesi ka qenë i hapur dhe të gjithë të përzgjedhurit janë aty me meritë.

Procesi sipas ministres ka qenë i hapur e transparent dhe për të vërtetuar këtë ajo tha se mjafton të shihej numri i aplikantëve si dhe lista e fituesve.

“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik. Për këtë mjafton të shihen të gjithë dokumentet, numri i aplikantëve dhe i fituesve.

Për herë të parë trajnimi i burgjeve është bërë me Akademinë e burgjeve. Procesi i punësimeve ka qenë i hapur transparent për të gjithë dhe vërtetohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kam dosjen e plotë të gjithë procesit të listës përfundimtare të atyre që kanë fituar. ” – tha ndër të tjera Gjonaj në deklaratën për shtyp nga selia e ministrisë së drejton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *