Një shqiptar është gjetur i varur në një nga qelitë e burgut në Agios Nikolaos në Kretë. Lajmi i rëndë është publikuar sot në mediat greke, ku shkruhet se një i burgosur i huaj ishte varur në qelinë e tij. Por pa sqaruar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, apo vrasje.
“FERN-i u njoftua menjëherë dhe pavarësisht se njësitë e ndihmës së shpejtë u përpoqën ta shpëtonin të burgosurin, nuk arritën.”, njoftoi policia greke.
Sipas gazetës “Prothothema”, i burgosuri ishte me origjinë shqiptare, mirëpo ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij dhe as arsyet pse ishte futur në burg.