Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet me magnitudë 4.6 në Itali, mbyllen shkollat


Frikë dhe panik natën në Ravennë dhe Romagna të Italisë për shkak të lëkundjeve teknonike. Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur këtë zonë të Italisë vetëm pak pas mesnate.

Epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në lindje të Ravenës, në një thellësi prej 25 kilometrash. Tërmeti goditi gjithë zonën ndërmjet Cesena dhe Forlì dhe u ndje në shumë zona të Veriut dhe Veri Lindjes, nga Bolonia në Veneto.

“Repubblica.it” shkruan se shumë njerëz të frikësuar, kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.  Gjysmë ore pas tërmetit të parë një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0, ka ndodhur rreth 9 km nga Cervia.

Nëse i hedhim një sy historikut sizmik të Ravennas, tërmete të ndryshme kanë pasur intensitet që e kanë kaluar gradën e gjashtë të shkallës, pra me një intensitet shumë të lartë, që sjell dëme dhe shkatërron ndërtesat. Intensiteti më i madh historik, i njëjtë me gradën shtatë-tetë, ka ndodhur nga një tërmet i fuqishëm në 22 qershor të 1620.

Komuna e Ravenas në Italia ka njoftuar sot për mbylljen e shkollave pas lëkundjeve të mesnatës, si një masë parandaluese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *