Vendosni fjalën kyçe....

Thika pas shpine e arsimit, letra e Gjoncajt drejtuar Ramës që zbuloi manipulimin


Përpara votimit të ligjit për arsimin e lartë në parlament është ndryshuar një nga amendamentet, i cili solli pasoja në arsimin e lartë. Arjan Gjoncaj, kryetari komisionit për reformën e arsimit të lartë, në letrën drejtuar kryeministrit Rama, tregon faktet, të cilat vijnë për herë të parë në një publikim ekskluziv të Ora News se çfarë ka ndodhur me reformën, e cila sot ka nxjerrë studentët në protestë.

Prej më shumë se një muaji, revolta e studentëve në protesta ka nxjerrë në pah një prej shqetësimeve kryesore në kërkesat e tyre, ligji i arsimit të lartë. Por çfarë ka ndodhur me këtë ligj në kohën e miratimit të tij?

Ora News publikon ekskluzivisht letrën e papublikuar më parë nga kryetari i komisionit për reformën e arsimit të lartë, Arjan Gjonça, drejtuar kryeministrit Edi Rama që në vitin 2015.

Letra, bën me dije fakte dhe problemet e shfaqura pas ndryshimeve në nenin 131 të bëra në parlament të projektligjit.

Ndryshimet e bëra me amendament të Vasilika Hysit për mandatet e anëtarëve të IAL, ai i konsideron thikë pas shpine. Madje për të shmangur krizën propozon pezullimin e zgjedhjeve përmes vendimit të këshillave të ministrave deri në riorganizimin e Universiteteve.

Në shkresë thuhet se ka pasur një ndryshim amendamenti nga Vasilika Hysi për t’i dhënë të drejtën e rizgjedhjes, rudimenteve drejtuese të arsimit të lartë që e kanë katandisur atë në një kooperativë të injorancës.

Më tej, Gjonça thotë se në kohën e hartimit të reformës ai dhe grupi i punës janë përballuar me presionin politik dhe publik te pamerituar.

Në të njëjtën kohë ai shprehet se zbatimi i reformës është lënë pa një përgjegjës, sidomos pas dorëheqjes së zëvendësministrit të Arsimit.

“Ministrja është duke u përpjekur shumë, por e ka të pamundur të fokusohet 100% në arsimin e lartë se ka “shumë kunguj nën sqetull”, shprehej ai në atë kohë.

Shqetësimi i Gjonçaj shkon më tej kur shprehet se në Ministrinë e Arsimit njerëzit nuk kanë kapacitet e duhura për të implementuar reformën, por kanë edhe mendësi komuniste, lidhur me kontrollin që duan të kenë për vendimmarrjen institucionale.

Shqetësimet e tij të cilat i ka shoqëruar dhe me rekomandimet për zgjidhjen e situatës, duket se nuk janë marrë në konsideratë nga kryeministri Rama, pasi sot ligji i arsimit të lartë është një ndër shkaqet e protestës së studentëve dhe diskutimit për arsim cilësor.

Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *