Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzimi i Balilit, reagon OSBE: Një hap tjetër i rëndësishëm në luftën kundër krimit


Pasi Klement Balili u vetëdorëzua në polici kanë reaguar një sërë institucionesh të huaja.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale OSBE shprehet se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar”.

 

“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës.”, shprehet OSBE

Pak mëherët reagoi edhe ambasada amerikan e cila ngriti edhe pyetjen se “Kush e ka rradhën?”.

Reagimi i ambasadës:

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *