Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzimi i Balilit, Soreca: Hap në luftën kundër bandave


Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca është shprehur në lidhje me dorëzimin e Klement Balilit në polici se është një hap në luftën kundër krimit. 

“Klement Balili në @PoliciaeShtetit  paraqet një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është përparësi kryesore për #EU në rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në BE.”, shprehet Soreca në Twitter. 

Balili është vetëdorëzuar në polici dhe sot ai u shfaq teksa përqafohej me të afërmit e tij.  Ky i fundit u dorëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00.

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, Balili kishte pasur 3 kushte për t’u dorëzuar: Mosekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *