Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Qytetarë hapni sytë, kjo qeveri nuk e njeh ligjin (VIDEO)


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar së fundmi se kjo9 qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit. Duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri i Amerikës për emërime politike në Drejtorinë e Burgjeve, Vasili u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.

“Kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe Zërit të Amerikës që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje. Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.

Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë.”,tha Vasili në një deklaratë për mediat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *