Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca plenare, mazhoranca nuk pranon debat, opozita: Nuk ka ligj që e ndalon


Pak minuta më parë ka filluar seanca plenare e jashtëzakonshme, në të cilën pritet dekretimi i shkarkimit të ministrave dhe zëvendësimin e tyre.

Në hapjen e seancës, Ruçi lexoi rendin e ditës ndërsa kreu i grupit të PD-së, Spaho u shpreh se kanë kërkuar që të ketë debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të LSI-së kërkoi që të miratohen diskutantët e paralajmëruar nga opozita. Por kjo gjë nuk u pranua nga mazhoranca.  “Rama ka kërkuar votimin e dekreteve dhe nuk ka vend për debat. Debatin kur ta doni por duhet të respektohet rregullorja”, u shpreh Balla.

Menjëherë kreu i Kuvendit Ruçi hapi votimin për shkakrimin e ministrave. Nga ana tjetër opozita kërkon debat. Në sallë ndodhen deputetët e opozitës, si dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *