Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e prerë: Nga nesër do të keni lajme pa fund, të rrëzojmë Ramën


Pas seancës së sotme plenare ka folur për mediat kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Pasi opozita nuk u lejua të debatonte  në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se nga nesër opozita do të jetë në krye të protestave për rrëzimin e kryeministrit.

“Lulzim Basha e tha mirë. Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare. Ju ftojmë edhe ju t’i hapni ekranet për zërin opozitar dhe ndalimin e vjelljes së Ramës. Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”,  tha ajo.

SEANCE E FUNDIT PARLAMENTARE – Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate sesionit te ri parlamentar per vitin 2015, ku eshte miratuar programi i punes se kuvendit per periudhen janar-shkurt./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION – Prime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *