Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama puçist i ndyrë, i ke ditët e numërurara


Edhe pse nuk u lejua të fliste në seancën e sotme ish-kryeminsitri Sali Berisha shkoi në foltren e Kuvendit dhe filloi fjalën e  tij.  Ky i fundit u shpreh se  Edi Ramën që i ka ditët e numëruara.

“Edvin Kristaq Urrejtja i ke kohërat e numëruara. Me këto që ben, i fton shqiptarët të të zvarrisin për së gjalli dhe jo si Enver Hoxhën me bustin e tij! Ky do jetë fati yt!

Ky uzurpon çdo pushtet. Kështu voton ky horr horroi që s’ka as nder as dinjitet që nxjerr opozitën jashtë. Qeshni por ditët do t’u vijnë një nga një. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat dhe ky është një turp, ky është një faqe e zezë e jotja, por ti je një hiç. Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë!”, u shpreh ai.

Ndërsa Balla në argumentin e tij u shpreh: “Rama ka kërkuar votimin e dekreteve dhe nuk ka vend për debat. Debatin kur ta doni por duhet të respektohet rregullorja. Që nesër ne jemi gati por kjo duhet bërë në bazë të rregullores. Sensioni i jashtëzakonshëm u thirr nga Rama dhe e bëri që të mos humbet më kohë dhe të repektohen afatet kushtetuese. Ne na vjen keq që presidenti nuk na bëri të mundur të dekretojmë edhe Genc Cakajn si ministër të Jashtëm”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *