Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astrit thirrje Arta Markut: Arresto Edi Ramën


Edhe sot banorët e Astirit kanë dalë në protestë dhe kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re” pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.  Sot në ditën e 74 të kësaj proteste i janë bashkuar si çdo ditë edhe disa deputetë të opozitës të cilët u shprehën se Edi Rama ua bllokoi foltoren e Parlamentit sepse e dinte që opozita do të publikonte aferat korruptive të qeverisë. Banorët i kanë kërkuar Arta Markut që të arrestojë Edi Ramën për këtë prjekt korruptiv. 

“Arta Marku që është një kukull e Ramës ka marrë në pyetje sot Afrim Qendron dhe duam të dimë çfarë i thanë njëri-tjetrit. Si ka mundësi që Afrim Qendro nuk e dinte se aty ka korrupsion. Çfarë përgjigje ka Arta Marku për këtë? Ajo nuk mund t’a mbyllë këtë çështje duke pyetur Afrim Qendron por duke dërguar në burg Edi Ramën,” – u shpreh deputeti Klevis Balliu.

Banorët nga ana e tyre kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe përshkallëzimin e tyre nëse qeveria nuk i shpërblen për shembjen e banesave të tyre në masën 100%. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *