Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të shtunën mbledhim Këshillin Kombëtar, do nisin protestat


Pas mbledhjes me aleatët kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore.

 “Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktuaturës. Rama ka një parlament privat për shkatërruar interesat kombëtare ka një qeveri provate për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike e ekponomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore”, deklaroi Basha.

Basha ka shtuar më tej se ditën e shtunë PD do të mbledh Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore.

“Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”, theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *