Eneda Tarifa ka publikuar këngën e saj më të fundit “Nuk ia vlen” dhe nuk la pa përmendur planet për projektet e ardhshme.
Këngëtarja zbuloi se momentalisht është duke punuar për një projekt surprizë me kantautorin Flori Mumajesi. Ajo preferoi që të mos zbulonte më tepër detaje nga bashkëpunimi, por tregoi se në mars kënga do të jetë gati.
Duhet të themi se është hera e parë që dy këngëtarët bashkëpunojnë dhe me siguri kënga do të kthehet në hit. Së fundmi Eneda Tarifa mori pjesë në “Festivalin e 57-të” dhe kënga e saj ishte pretendente për të fituar.