Pasi Klement Balili u vetëdorëzua në polici një ditë më parë, është rikthyer edhe një herë debati për videot e orgjive që thuhet se kanë ndodhur në hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë. Sipas deklaratave të gazetarëve dhe politikanëve thuhet se në kompleksin “Santa Quaranta” nga kamerat e sigurisë janë filmuar video intime të ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë Rama.
Çfarë dihet deri më tani, deklaratat
Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që njoftoi përmes Facebook-ut vetëdorëzimin e Klemend Balilit në polici shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili. Sipas Berishës, ‘Balili u dorëzua por Rama dhe ministrat janë pengje të tij’.
‘Donin te mashtronin me Balilin ta paraqisnin si arrestim, ai nuk pranoi. Beteje e madhe për videot e orgjive të Rames dhe ministrave në Santa Quaranta. Balili nuk dorëzon origjinalin por kopje tek Ardi Veliu’, shkruajti Berisha
Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha u shpreh në lidhje me këtë çështje se nëse hapeshin kamerat e “Santa Quarantas” nga aty do të dilnin xhevahire. Por mbërmë në “Opinion” ai deklaroi: “Balili për këto video ka dhënë një farë përgjigje. Nëse Balili e ka atë serverin ai na konkuron të gjithëve se mund të publikojë shumë. Por mbaj mend se kur ka bërë kontrollin prokuroria ka rezultuar që serveri ka qenë jashtë kontrollit dhe jashtë përdorimit në atë kohë”.
Baftjar Rusi, avokati i Balilit
“Që në vitin 1998 unë jam avokat, nuk di të ketë video. Balilët nuk janë 3 vota në Sarandë, por mijëra vota se kanë shume biznese dhe lidhje. Familja Balili jo vetëm Kelmendi i kanë shërbyer që nga PD, LSI dhe PS, të gjithë partive. I jep vota. Edhe një njeri krejt i zakonshëm, edhe ai që lyp shpreh vullnetin e tij në fushatën elektorale. Unë Balilin, e njoh si qytetar të thjeshtë dhe që vjen nga një familje punëtore”, u shpreh avokati Rusi.
Ylli Manjani
Më 30 Janar të 2017 ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se ministra të PS flinin me dashnoret e tyre te “Santa Quaranta”.
“Nuk është e rastësishme që është munduar të asociohet me emrin tim dosja e Klement Balilit dhe ndërkohë që në Tiranë bëhej ky thashethem, për të lidhur emrin tim me atë të Balilit, në Sarandë në “Santa Quaranta” ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vërteta”, u shpreh Manjani. Manjani shtoi se videot tashmë janë në duart e shërbimeve sekrete.
A ka apo jo Klement Balili video orgjish me politikanët? Kjo është pyetja e cila ende nuk ka një përgjigje. Tashmë Balili ndodhet prapa hekurave dhe së shpejti do të dalë para gjykatës. /Hashtag.al