Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë e PD-së, aleatët e tij. Në objekt të diskutimeve në këtë mbledhje, pritet të jetë qëndrim dhe aksioni opozitar për rrëzimin e qeverisë. Kjo gjë u paralajmërua edhe në vetë Basha pas seancës së sotme parlamentare.
Basha u shpreh gjithashtu se me aktin e sotëm u pa edhe asgjësimi i kuvendit
“Me aktin e sotëm u pa edhe asgjësimi i kuvendit. Opozita kërkon debat parlamentar për t’i parashtruar qytetarëve problemet e kësaj qeverie. Asgjë argument i tyre nuk qëndron sepse askush nuk mund ta pengojë opozitën të marrë fjalën, nuk ka ligj. Sot Rama i dha fund qeverisjes dhe ai erdhi në pushtet për të zhvatur qytetarët. Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Faturën e gjithë kësaj e paguajnë qytetarët e thjeshtë. Faturën e paguajnë banorët e Astirit, studentët.”, u shpreh kreu i PS-së.