Vendosni fjalën kyçe....

Chris Pratt fejohet me vajzën e Arnold Schwarzenegger (FOTO)


 

Vetëm një vit e gjysëm pas divorcit me Ana Faris, Chriss Pratt i ka propozuar për martesë një gruaje tjetër. Ajo është Katherine, vajza e aktorit të famshëm Arnold Schwarzenegger.

“E ëmbla Katherine, jam shumë i lumtur që the PO! Jam i emocionuar që do martohem me ty. Krenar që do jetoj me ty”, shkruan Pratt në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar tregohet dhe unaza e fejesës që Katherine ka marrë.

Çifti kishte 7 muaj lidhje. Chris Pratt ka qenë i martuar me aktoren Anna Faris, nga e cila u divorcua në vitin 2017, pas plot tetë vitesh së bashku.

Por edhe pse Pratt ka nisur jetën me dikë tjetër, Faris nuk duket të jetë bërë xheloze. Përkundrazi i ka uruar të dy për lajmin.

 

Chriss Pratt dhe Ana Faris

Katherine Schwarzenegger

Chriss Pratt dhe Ana Faris

Chriss Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Chriss Pratt dhe Katherine Schwarzenegger


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *