Vendosni fjalën kyçe....

Dhunon kunatën, arrestohet 41-vjeçari në Cërrik


Policia e Cërrikut ka arrestuar një 41-vjeçar nga fshati Belsh, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën me sende të forta.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet e tij M.D, e ende nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi. Policia e interpreton thjesht si “motive të dobëta”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D., 41vjeç, banues në Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a  i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *