Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj: Kemi hedhur hap të madh për të lënë pas krahëve emërimet nepotike


Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, ka deklaruar sot se ndryshe nga sa pretendon Zëri i Amerikës, procesi i punësimit në administratën e burgjeve ka qenë, i hapur dhe konform ligjit.

Në një dalje për mediat, shefja e drejtësisë tha se Zëri i Amerikës nuk ka asnjë provë dhe se ministria që drejton është e hapur për të vënë në dispozicion dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj.

Ajo theksoi gjithashtu se qeveria po punon për ndryshimin e situatës dhe është në betejë me veten për të ndarë shtetin nga politika.

“Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.

Duhet parë nëse deklaratat  e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.

Jemi të hapur për këto që  është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Ne kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë”. – tha Gjonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *