Vendosni fjalën kyçe....

Maluma bëhet operacion, çfarë i ka ndodhur (FOTO)


Maluma, një ndër këngëtarët më të preferuar të momentit, i është nënshtruar së fundmi një operacioni. Lajmin e ka bërë publik vetë Maluma, i cili përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, për shkak të problemeve me ligamentet e këmbës së djathtë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese në këtë proces që unë po kaloj,” shkroi ai. “Për tetë muaj, kam pasur një këputje në ligamentet e gjurit tim të djathtë.”

Maluma më tej shpjegoi se edhe pse ai e dinte gjendjen e gjurit, ai vazhdoi turneun në SHBA “2018 F.A.M.E.” dhe të gjitha aktivitetet e tjera.

“Pikërisht kështu i bëra të gjitha aktivitetet dhe tërë turneun”, tha ai.

Këngëtari kolumbian më pas deklaroi se tani po përqëndrohet në rimëkëmbjen e tij, në mënyrë që të japë më të mirën e vet këtë vit.

“Unë ju kërkoj një lutje të vogël që me siguri do të më mbushë me shumë dritë dhe motivim,” shkroi ai. “Faleminderit përsëri që jeni kaq të vëmendshëm dhe më uroni një shërim të shpejtë.”

Ky mesazh vjen vetëm një ditë pasi këngëtari 24-vjeçar, publikoi foto në një shtrat spitali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *